Destinacione turistike ideale per ata qe kerkojne diçka me shume se dielli, deti dhe rera ...
Monumentet historikë, muzemumet e famshëm, rrugët me kalldrëm, të cilat datojnë që në vitin 4000 p.k janë vetëm disa nga elementët që i bëjnë këto vende destinacione turistike ideale për ata janë duke kërkuar për diçka më shumë se dielli, deti dhe rëra ...
Ja cilat janë disa nga destinacionet turistike më mahnitëse për ata, që janë të apasionuar pas kulturës, traditave, artit dhe arkitekturës së një vendi.
1. Kudo në Indi
Madhësia dhe diversiteti i Indisë do e bëjnë mjaft të vështirë për ju zgjedhjen e një destinacioni, por të jeni të sigurt se aty do të kaloni një udhëtim të paharrueshëm. India, një vend me një kulturë mijëravjeçare, krenohet me vendet e shenjta, qytetet historike, ndërtesat e lashta, festivale të habitshme dhe me një rrjet të gjerë hekurudhor.
2. Wroclaw, Poloni
Wroclaw është një qytet mesjetar, i cili ka qënë mjaft i rëndësishëm për qindra vjet dhe sot vizitohet nga shumë turistë. Ai ka mbi 100 ura dhe sheshe të bukur, prandaj dhe poetikisht është përshkruar si “një perlë e bukur në mesin e qyteteve”.
3. Qyteti Kansas
Shumica e turistëve të SHBA-së vizitojnë qytete të njohura si: New York-u, Miami ose San Francisco, por nëse shkoni në qytete më pak të njohur aty do të gjeni një botë kulturore mjaft të pasur. Qyteti Kansas (Kansas City) ka një art mjaft të zhvilluar. Aty ndodhen mbi 100 galeri, muzikë klasike dhe opera, dhe një nga të paktat piktura të Caravaggio në SHBA.
4. San Sebastian (Spanjë)
Kryeqyteti Evropian i Kulturës ndodhet në Bask të Spanjës. San Sebastian ofron pamje të bukur, arkitekturë mahnitëse, dhe kuzhinë të shijshme.
5. Stamboll
Shpesh është parë si një urë mes Evropës dhe Azisë, Në fakt, ky është një qytet ku të kundërtat dhe ekstremet takohen në mënyra të ndryshme. Aty do të gjeni vende fantastike për ushqim,art, muzikë dhe vende historike si: xhamia e famshme e shekullit të 6, Shën Sofia etj.